Dështon presidenti Zeman, Çekia përfundimisht nuk e tërheq njohjen e Kosovës

20:45 | 10 October 2019

Çekia nuk do ta tërheq njohjen pavarësisë së Kosovës.

Në mbledhjen koordinuese të akterëve të Politikës së Jashtme të Çekisë, është marrë vendim që qëndrimi karshi Kosovës mos të ndryshojë.

Tomas Petriqek, ministër i Jashtëm i Çekisë, para gazetarëve tha se çnjohja e Kosovës është vendim i papërshtatshëm për shtetin e tij.

“Ne u pajtuam se çështja e çnjohjes është e papërshtatshme. Situata nuk ka ndryshuar në asnjë formë dhe nuk ka ndryshuar as pozicioni i Çekisë”, ka thënë ai, shkruan lajmi. net.

Nga ana tjetër, një komunikatë e ministrisë së Jashtme Çeke sqaron se “megjithë mungesën e diplomatëve mes dy shteteve, kjo nuk nënkupton mos-avancimin e raporteve bilaterale mes Kosovës e Çekisë.

Mbledhja e Qeverisë së Çekisë, me theks të veçantë akterëve të politikës së Jashtme ishte thirrur pas deklaratave të presidentit çek, Milos Zeman në Beograd se Praga duhet ta tërheq njohjen e shtetit të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, morën pjesë shumica e ministrave të Qeverisë çeke.

Komento: