Dështon protesta kundër Bregoviç, Kujtim Gjuzin e ndjekin vetëm 3 vetë.
Thirrjes së ish-deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore këtë të diel kundër këngëtarit të ftuar në Festën e Birrës, Goran Bregoviç, i janë bashkuar vetëm 3 persona.
Ata lëvizën përgjatë pedonales me një pankartë. Aty shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës. Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim