Dështon rezuluta e LDK-së dhe VV-së për mosliberalizimin e vizave

11:04 | 06 Dhjetor 2018

Në seancën e sotme parlamentare është hedhur në votim rezoluta e propozuar nga LDK-ja dhe VV-ja, e dalë nga seanca e jashtëzakonshme në lidhje me mosliberalizmin e vizave.

Në sallë ishin prezent 70 deputete, ku votuar 42 prej tyre. 40 ishin “për” 1 “kundër” dhe një ka abstenuar.

Paraprakisht shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njoftoi se në takimin e djeshëm me kryetarët e grupeve parlamentare nuk ishin harmonizuar në lidhje me këtë propozim.

Si rezultat i kësaj rezolute Qeveria aktuale e Kosovës do të dorëhiqej dhe Kuvendi aktual i Kosovës do të shpërbëhej duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.

E gjithë kjo vjen pas dështimit me çështjen e liberalizimit të vizave ku si rezultat kërkohet përgjegjësi nga Qeveria Haradinaj.

Komento: