Ka dështuar samiti Trump-Kim, duke dëshutaru kështu edhe marrëveshja për denuklearizimin e Koresë Veriore.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un e përfunduan para kohe samitin në Hanoi, Vietnam. Nuk u arrit dot marrëveshja për denuklearizimin e Koresë së Veriut.
Samiti i nivelit të SHBA-Kore e Veriut ku morën pjesë presidenti amerikan, Donald Trump dhe pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un përfundoi pa asnjë marrëveshje.
Njoftimi erdhi të enjten në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë. Konsultimet nuk sollën “asnjë ujdi”, theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Edhe dreka e planifikuar u anuluan, raporton DË, transmeton Express.
Trump dhe Kim debatuan për rrugë të ndryshme për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Presidenti amerikan kishte theksuar perspektivën e mbështetjes ekonomike për Korenë e Veriut, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Megjithatë Shtëpia e Bardhë bëri fjalë për “një takim shumë të mirë dhe konstruktiv” në Hanoi. Delegacioni amerikan dhe ai i Koresë së Veriut do të vazhdojnë bisedimet.