Seanca e thërritur nga dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje për të biseduar rreth draft-marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga Qeveria ka dështuar.
Fillimisht seanca e cila ishte planifikuar të niste në ora 10:00, por dështoi në mungesë kuorumi. Më pas kryeparamentari Veseli njoftoi se seanca do të nisë në 12:30.
Por, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti njoftoi se kjo seancë nuk do të mbahet, pasi nuk kishte deputetë në sallë. Haliti e ka shpallur të mbyllur këtë seancë.