Dështon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për dialogun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dështon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për dialogun

13:13 | 26 Dhjetor 2018

Seanca e thërritur nga dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje për të biseduar rreth draft-marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga Qeveria ka dështuar.

Fillimisht seanca e cila ishte planifikuar të niste në ora 10:00, por dështoi në mungesë kuorumi. Më pas kryeparamentari Veseli njoftoi se seanca do të nisë në 12:30.

Por, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti njoftoi se kjo seancë nuk do të mbahet, pasi nuk kishte deputetë në sallë. Haliti e ka shpallur të mbyllur këtë seancë.

Komento: