Dështon sërish raundi i parë i votimit për president, Kuvendi në pauzë

21:35 | 03 Prill 2021

Ka përfunduar edhe përsëritja e raundit të parë të votimit për presidentin e Kosovës.

Nga Komisioni Vlerësues u bë e ditur se kanë votuar vetëm 79 deputet.

Ky numër i votave është i pamjaftueshëm për të kaluar në raundin e dytë pasi që në kuti duhet të jenë 80 vota.

Në Kuvendin e Kosovës tashmë është bërë e ditur se nuk është arritur që të ketë vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidenti të ri të vendit.

Komento: