Dështon sërish zgjedhja e gjyqtarit të dytë të Kushtetueses

17:22 | 24 November 2022

As në raundin e tretë, Kuvendi i Kosovës, nuk arriti të zgjedh gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Në garë për gjyqtar të Kushtetueses ishin Dukagjin Avdyli dhe Bardh Vokshi.

Asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk morën votat e mjaftueshme për gjyqtar.

Me votim të fshehtë, Vokshi mori 30 vota, Avdyli 36 sosh.

Pas dështimit, kryeparlamentari kërkoi nga komisioni përkatës që t’i merr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes për propozimin e një kandidati për gjyqtarë të Kushtetueses.

Ndërsa në raundin e parë votat e mjaftueshme i ka marrë Enver Peci i cili i është rekomanduar presidentes së vendit për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Komento: