Dështon transferimi i Correas në Milan, kjo është arsyeja

12:57 | 08 Gusht 2019

Kalimi i Angel Correa të AC Milan po duket shumë i pamundur pasi klubi i tij Atletico Madrid ka refuzuar të ulë çmimin e kërkuar.

24-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga kryeqyteti Spanjoll dhe ka tërhequr interes nga Italia ku Milan e identifikoi atë si objektivin numër një për të forcuar opsionet e tyre sulmuese në dritaren e transferimit të vetës, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, të dy klubet janë larg nga vlerësimi i lojtarit që po e bën marrëveshjen të duket shumë e pamundur në afatin e verës.

Milani e vlerësoi kartonin e lojtarit rreth 40 milionë euro, ndërsa Atletico e vlerësoi atë me rreth 55 milionë euro.

Mediat në Spanjë raportojnë se Atletico Madrid janë të gatshëm ta mbajnë lojtarin nëse nuk arrijnë të marrin një ofertë më të madhe se 50 milionë euro.

Kësisojë duket se tansferimi i Correras në Milan ka dështuar përfundimisht gjatë kësaj vere. /ORAinfo/

Komento: