Alvaro Morata dukej i gatshëm të largohej nga Chelsea këtë muaj, me Milanin dhe Sevillan, klube këto qaë shprehen interesimin për shërbimet e spanjollit.
Sulmuesi thuhet se ka qenë i afërt me një lëvizje në klubin e Andaluzisë në hua, megjithatë, siç raportohet nga gazetari Guillem Balague, Sevilla do të kishte braktisur rrugën që çoi te Morata, pasi kushtet e vendosura nga Chelsea e bënë të pamundur këtë marrëveshje, përcjell ORAinfo.
Edhe Milani siç duket ka hequr dorë për shërbimet e Moratas pasi që kanë konsideruar se kushtet financiare për lojtarin janë të larta.
Andaj, Morata pritet që të vazhdojë me Chelsean të paktën deri në verë. /ORAinfo/