Chelsea, po përpiqet të bindë Maurizio Sarrin që të refuzojë një ofertë nga Juventusi dhe të qëndrojë në Stamford Bridge.
Italiani është parë favorit për të zëvendësuar Massimiliano Allegri në krye të kampionëve të Serie A këtë verë, përcjell ORAinfo.
Por The Sun thotë se Chelsea nuk është gati të lejojë 60-vjeçarin të shkojë pasi ai ka dorëzuar trofeun e Europa League dhe do të bëjë një përpjekje të fundit për ta bindur atë të refuzojë një kthim në atdheun e tij./ORAinfo/