Dështon transferimi i yllit të madh në “San Siro”

16:00 | 17 Korrik 2019

Në dy orët e fundit, pati raporte për Milanin duke treguar interes në shërbimet e Luka Modricit të Real Madridit.

Menaxheri i Rossonerëve u takua me Vlado Lemic, një nga agjentët e lojtarëve, dje në Casa Milan për të mbledhur informacion rreth mundësisë së një marrëveshjeje potenciale, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të sotëm nga Sky Sport, nuk ka negociata ndërmjet Milanit dhe Real Madridit për yllin kroat.
Los Blancos vendosën të bëjnë një revolucion në mesfushë dhe të shesin fituesin e Topit të Artë me një çmim jo të tepërt, kësht që Milan do të bënte një përpjekje për ta rrëmbyer atë.

Megjithatë, kjo është një marrëveshje e vështirë, duke pasur parasysh edhe pagën e Modriç prej 12.5 milionë euro në sezon në Real Madrid dhe lojtari nuk do të duhet të bëjë një sakrificë për të bërë lëvizjen në San Siro./ORAinfo/

Komento: