Dështon votimi i mocionit procedural të buxhetit për vitin 2019, kërkohet dorëheqja e Haradinajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dështon votimi i mocionit procedural të buxhetit për vitin 2019, kërkohet dorëheqja e Haradinajt

15:36 | 30 Janar 2019

Ka dështuar edhe sot seanca në të cilën është kërkuar zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit deri sa buxheti të hyjë në fuqi.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë mocionin procedural të kërkuar nga Komisioni për Buxhet në seancën e sotme të Kuvendit.

Edhe pse në sallë kishte mjaftueshëm deputetë, vetëm 56 deputetë kanë votuan pro këtij propozimi.

Armend Zemaj nga LDK, kërkoi nga pushteti që të mos ja hedhin fajin opozitës por të votojnë vetë.

“Shumë është e thjeshtë ju jeni mazhrancë plus, votone , mos na akuzoni neve se ju nuk i keni kryer detyrat, dhe mos na akuzoni se po bllokojmë pensionistët” tha ai.
Memli Krasniqi shef i grupit parlamentar të PDK, akuzoi se opozita po dëshiron ta qoj vendin në kolaps.

“E drejtë e tyre është edhe me tentu me qu vendin ne kolaps, kjo sjellje ‘për inati të resë më vdektë djali’ kytne mundet me ju dok se i jep naj shërbim ditor sot, por e vërteta është se mosvotomi pro nga ana e opozitës është tentim për me e vendos Kosovën në kolaps”, tha ai.

Galuk Konjufca sugjeroi qeverinë Haradinaj që të jap dorëheqje.

“Kosovën po e shkatërron korrupsioni e hajnia, çdo kund në botë qeveria e ka një moral minimal, nuk po mundesh me pagu popullin hec në shpi. Unë po rri në kolltukun e nxehtë por ti ama votën për buxhetin kurrkund në botë nuk ka kështu, nuk ka vota për buxhet, ministër nuk pot funksionon kuleta ec në shpi” tha ai.

Ahmet Isufi, shef i grupit parlamentar të AKK-së tha se është interes i qytetarëve që të votohet.

Bedri Hamza duke folur për rëndësinë e këtij mocioni tha se pa buxhet nuk ka para as për zgjedhje.

“Pa buxhet të aprovuar as për organizimin e zgjedhjeve nuk ka pare, prandaj po ju lus që të votohet edhe të ketë mundësi që vendi të vazhdoj me pagesa”, tha ai.

Komento: