Dështon zgjedhja e kryesuesit të KGjK-së, shpallet konkursi i ri

14:15 | 30 Prill 2026
deshton-zgjedhja-e-kryesuesit-te-kgjk-se,-shpallet-konkursi-i-ri

Ka dështuar sërish zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Kjo për shkak se edhe në raundin e dytë kandidati Besnik Bislimaj ka marrë pesë vota, ndërsa kandidati tjetër, Rrustem Thaçi, ka marrë gjithashtu pesë vota.

E, për shkak të barazimit të votave, procesi ka dështuar dhe konkursi do të rishpallet pas 15 ditëve.

Komento: