Detaj interesant: Të gjitha ndërtesat përreth u shembën nga tërmeti në Turqi, asgjë nuk e gjeti godinën e Inxhinierisë së Ndërtimit

22:46 | 11 February 2023

Të gjitha ndërtesat përreth u shembën nga tërmeti në Turqi, asgjë nuk e gjeti godinën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Turqi- Krahasimi nuk do koment. Zemërimi i shoqërisë turke sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që u shembën si letra.

Ndërkohë është bërë virale një foto e shpërndarë nga gazetari turk, i cili tregon një zonë të rrënuar në Kahramanmaras, ku e vetmja godinë që ka mbetur në këmbë është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit.

Gazetari Ragip Soylu shkroi në llogarinë e tij:

“Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”.

Komento: