Një grua dyshohet se ka vrarë veten sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Insajderi, në banesën ku viktima jetonte me nënën e saj, pran trupit të saj është gjetur një litar.
Ekipi i emergjencës ka konstatua vdekjen e gruas rreth orës 12:00.
Trupi i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të prokurorit.
Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.