Detaje: Ja çka gjeti policia sot në Zubin-Potok

19:35 | 18 Prill 2026
detaje:-ja-cka-gjeti-policia-sot-ne-zubin-potok

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se, falë bashkëpunimit dhe informacioneve të ndara nga qytetarët, është arritur zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri sot kanë pranuar informacion se në fshatin Paljevo të Zubin-Potokut mund të ketë mjete të dyshuara ilegale.

Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë Zastava M59, 3 fishekë 7.62 mm, 165 fishekë 7.92 mm, uniformë ushtarake me logo ta shtetit serb.

Po sot, njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarët kanë pranuar informacion se në të njëjtin fshat në një lokacion tjetër mund të ketë mjete ilegale.

Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar: 1 zollë, 2 trombllona, 2 granata dore M75, 2 armë AK-47, 9 karikatorë, 90 fishekë për armë të gjatë, 79 fishekë 11.53 mm , 2 thika taktike, 3 fishekë.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këto raste nuk ka persona të arrestuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192” deklaron policia.

Komento: