Detaje nga aksidenti në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës

18:24 | 19 Gusht 2026

Pesë turistë kanë mbetur të lënduar pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.

Top Channel raporton se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës.

Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar./TCh/

Komento: