Detaje nga aksidenti tragjik në Raçë të Gjakovës, ku vdiqën tre persona

20:57 | 17 Prill 2021

Aksidenti tragjik në Raçë të Gjakovës, tri viktimat vdiqën në vend.

Në orët e hershme të mëngjesit tre persona e kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Raçë të Gjakovës.

Viktimat, dy nga të cilët nga Bishtazhini dhe Pjetërshtani i Gjakovës e një nga Shkodra e Shqipërisë, sipas ekipeve shëndetësore vdiqën në vend të ngjarjes.

Nga Policia e Gjakovës njoftuan se shpejtësia dhe terreni i vështirë mund të jenë shkaktarët e këtij vetaksidenti tragjik.

Banorët e Raçës apelojnë që vozitësit të kenë kujdes në ngasje, ndërsa familjarët e viktimave nuk pranuan të deklarohen meqë ishin të tronditur nga rasti.

https://www.youtube.com/watch?v=qR1_PF67kNo&feature=emb_title

Komento: