
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj, deklaroi se zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në mbi 400 veprimtari kriminale në marrje të korrupsionit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ai tha se në mesin e 50 të arrestuarve janë 45 policë, 2 togerë dhe 5 rreshterë.
“Atyre iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe se të njëjtit janë suspenduar nga puna”, shtoi ai.
Sipas Hodajt, bashkëpunimi në operacion me Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Inteligjencës rezultoi i suksesshëm.
Aktivitetet kriminale sipas kreut të Inspektoratit dyshohet se janë kryer në pikat Qafë Prushë dhe Qafë Morinë.