Liridona Ademaj deri mbrëmjen e 29 nëntorit do të ishte një grua jo shumë e njohur për publikun
.
Në po të njëjtën mbrëmje emri i saj u lakua në shumë mediume.
Fillimisht u raportua se një grua është vrarë nga një plaçkitës.
Më vonë u zbulua se ajo është bashkëshortja e Naim Mureslit, këshilltarit të Behgjet Pacollit, gjatë kohës sa ky i fundit ishte ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Fillimisht Naim Murseli kishte dhënë deklaratë se familja e tij kishte qenë pre e një grabtitje të armatosur derisa ishte me veturë në lëvizje.
Ai kishte thënë se ai dhe dy fëmijët e tij kishin arritur të ikshin, ndërsa Liridon kishte mbetur në veturë.
Sipas deklaratës së Naimit, me pas kishte dëgjuar të shtëna qe ja orën jetën Liridona Ademajt.