
Janë dhënë disa detaje nga Klinika e Urologjisë ku qëndroi i shtrirë Presidenti Thaҫi.
Lëvizja në natyrë, është këshilla që japin mjekët për ata që kanë probleme me veshkët.
Por duket se tek presidenti ky veprim ka dhënë efeketin e kundërt.
Një ditë më parë, Hashim Thaci, u pa duke shëtitur maleve të Sharrit.
E të hënën në mëngjes përfundoi i shtrirë në spital.
Fillimisht, Thaçi kërkoi ndihmë në Kliniken Emergjente në QKUK, por problemi doli të ishte pak më serioz.
E për këtë arsye atij iu desh që të shtrihet në Kliniken e Urologjisë.
Nga Klinika e Urologjisë nuk kanë pranuar të flasin para kameres lidhur me trajtimin që mori presidenti i vendit.
Ndërkohë përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës, Thaci ka falenderuar gjithë personelin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar.
E i gatshëm për t’i dal në ndihmë presidentit Thaci, u shpreh një simpatizant i tij nga Komuna e Vitisë.
Besim Rexhepi përmes një postimi në Facebook, e ka ofruar vullnetarisht veshkën e tij në rast se i nevojitet presidentit.