Policia jep detaje për burrin e infermieres pas arrestimit në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, për Gazetën Express ka dhënë detaje për arrestimin e burrit të një nga infermieret që dyshohet se ka rrahur një të moshuar në Pejë.
Ai tha se burri i infermieres është ende duke u intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.
Gashi tha se për veprimet tjera do të konsultohen me prokurorin e shtetit.
Sot në media e rrjete sociale është publikuar një video, ku shihet se një infermiere e rrah me shuplaka e shqelma një të moshuar në qendrën “Orenda”, derisa infermieret e tjera qeshin e incizojnë. Tashmë në prangat e policisë kanë përfunduar tri nga infermieret, ndërsa hetimet vazhdojnë.