Detaje nga Policia për plagosjen në Podujevë

11:25 | 13 Qershor 2022

Policia jep detaje për plagosjen në Podujevë.

Mbrëmë në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku ka treguar se është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit e më pas i njëjti është kërkuar por ende nuk është hasur.

Ndaj të dyshuarit, Policia ka iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Podujevë 12.06.2022-20:06. Eshtë raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Komento: