Detaje nga Policia për therjen me thikë tek shkolla “Elena Gjika”

23:22 | 05 Prill 2022

Çka ndodhi në Prishtinë? Policia jep detaje për therjen me thikë tek shkolla “Elena Gjika”.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen me thikë që ka ndodhur sonte afër shkollës “Elena Gjika”.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.

Zëdhnësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një person ka mbetur i plagosur nga therja me thikë.

“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci për lajmi.

Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Komento: