Detaje nga Policia për vetaksidentin në Gjilan ku u lënduan dy gra

10:31 | 24 Mars 2022

Policia jep detaje për vetaksidentin në Gjilan ku u lënduan dy gra.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetaksidentin në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjilan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të vozitjes së pakujdesshme.

Lëndime morën drejtuesja e automjetit dhe një pasagjere.

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan , 23.03.2022-13:00. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasoj e vozitjes së pa kujdesshme ka dal nga rruga dhe është përplasur në një veturë të parkuar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe pasagjerja femër kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: