Policia flet për zjarrin e madh në hyrje të Gjakovës
Një zjarr i madh ka kapluar ish-fabrikën e elektromotorëve në hyrje të Gjakovës.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa për rastin ka folur Nysret Xhurkaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Gjakovës.
“Rasti ka ndodh, zjarri ka përfshirë ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe zjarrëfikësit iu kanë përgjigj rastit dhe janë në vendin e ngjarjes”, tha Xhurkaj për Express.
I pyetur nëse nga zjarri është lënduar ndonjë person, ai tha se nuk ka informacione të tjera përveç konfirmimit se zjarri ka ndodhur.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga vendi i ngjarjes: