Detaje nga policia për zjarrin në Prishtinë: Nuk ka të lënduar, ka dëme të konsiderueshme materiale

12:56 | 14 Prill 2022

Policia për zjarrin në Prishtinë: Nuk ka të lënduar, ka dëme të konsiderueshme materiale.

Asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore, deri më tani, nga zjarri që ka kapluar një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Policia tha se bëhet fjalë për dëmeve të konsiderueshme materiale.

“Rreth orës 12:10, është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Komento: