Njoftimi i Policisë për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës.
Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim rreth sulmit të sotëm në Zubin Potok ndaj ekipit të Klan Kosovës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se sulmi dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar.
“Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se dy pjesëtarët e ekipit medial kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa dy nga personat/gazetarët e midiumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”.
Lidhur me rastin, nga Policia e Koosovës thonë se po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.