Detaje nga Prokuroria: Po mblidhnim prova për rastin e zv.ministrit , publikimi i audio-incizimit na prishi punë

15:35 | 13 January 2023

Prokuroria: Po mblidhnim prova për rastin e zv.ministrit , publikimi i audio-incizimit na prishi punë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes një komunikate për media kanë reaguar për rastin e zv.ministrit Almir Veliji i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti.

Prokuroria ka bërë të ditur se para publikimit të lajmit në media kanë qenë duke mbledhur informacione lidhur me rastin derisa shtojnë se publikimi i provave në opinion e ka vështirësuar punën e organit të akuzës.

Si rezultat i kësaj kanë kërkuar që me qëllim të ruajtjes së hetimit dhe interesit të përgjithshëm të mos bëhen publike provat të cilat dëmtojnë procesin.

“Prishtinë, 13 janar 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me audio-incizimin e publikuar ditëve të fundit nga një portal vendor, për një grant qeveritar, se para plasimit të këtyre provave në publik, në Prokurori janë deponuar audio-incizime, për të cilën çështje Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar policinë për të grumbulluar informata dhe prova, mirëpo publikimi i provave në opinionin publik që ndërlidhen me këtë çështje, na ka vështirësuar punën hetimore, andaj, me qëllim të ruajtjes së interesit të përgjithshëm të këtij rasti dhe rasteve të tjera në të ardhmen, të cilat janë në fazën e hetimeve, kërkojmë të mos publikohen prova të cilat dëmtojnë integritetin e hetimeve”, thuhet në njoftim.

Komento: