Flet punëkryesi i objektit.
Një objekt që ishte në ndërtim e sipër në zonën industriale në Kosovë është shemb këtë mbrëmje.
Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar në njerëz, njofton Klan Kosova.
Për klankosova.tv ka folur një përfaqësues i kompanisë “Konstruksioni”, i cili deklaroi se nuk e din pse u shemb objekti.
“Nuk i dimë shkaqet që kanë qu deri tek shembja, kemi qenë duke punuar dhe është ndi një krismë dhe është shemb një pjesë e objektit”.
“Për shkak të madhësisë së pllakës jemi detyru me punu pas orarit sot dhe kemi kërkuar beton për ta përfunduar punën sot”.
Përfaqësuesi i kompanisë deklaroi se nesër do vazhdojnë me riparim të objektit.