Detaje nga të shtënat në Prishtinë: Të dyshuarit gjuajtën në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës

23:33 | 04 Mars 2024
detaje-nga-te-shtenat-ne-prishtine:-te-dyshuarit-gjuajten-ne-afersi-te-shtepise-se-salih-sekiraqes

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.

Lidhur me këtë rast për Front Online janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë  dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar”, ka thënë, zëdhënsja e Policisë së Kosovës pë rajonin e Prishtinës, FloraAhmeti.

Komento: