Detaje nga vizita e Presidentes Osmani në Gjermani

17:35 | 17 June 2023

Ambasadori Ajeti jep detaje nga vizita e Presidentes Osmani në Gjermani.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pati takime të rëndësishme gjatë vizitës së saj në Berlin.

Ajeti tha se gjatë takimeve që pati e para e shtetit, u bisedua mbi agresionin e vazhdueshëm serb ndaj Kosovës e për lidhjet e forta bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Bundesrat dhe biseda mjaft përmbajtjesore me Presidentin e Bundesratit Peter Tschentscher”.

“Takime me deputetë të ndryshëm gjermanë dhe ata të Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestag-ut”, tha Ajeti, transmeton Klankosova.

Tutje, ai tha se Osmani pati edhe bashkësbiedim me gazetarë e korrespodentë të medieve të ndryshme në Berlin.

“Diskutim në The Aspen Institute me shoqërinë civile, median dhe trupin diplomatik mbi rëndësinë e vlerave demokratike dhe politikën destruktive serbe në rajonin e Ballkanit Perendimor”, tha Ajeti.

Komento: