Detaje për plagosjen në Mramor ku i përfshirë ishte një zyrtar policor, u gjetën 15 gëzhoja

09:07 | 03 Maj 2022

Të shtëna me armë zjarri pati dy ditë më parë në Mramor të Prishtinës.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka sqaruar sot rastin, ku ndër të tjerash u theksua se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor).

Po ashtu me të shtëna armësh i është kundërpërgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton lajmi.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur edhe motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë.

Rasti është duke u hetuar.

Ndryshe konfirmimi për përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast u bë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Nga IPK gjithashtu ishte thënë se janë duke e hetuar rastin, se si erdhi deri tek të shtënat me armë dhe plagosja e dy personave.

Komento: