Detaje se çka ndodhi në takimin mes VV – LDK

21:43 | 15 Janar 2020

Janë dhënë detaje rreth takimit mes VV-së dhe LDK-së.

Nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se si rrodhi takimi i parafundit me LDK’në.

“Jemi dakorduar që të dy palët të vijmë me nga një ofertë. Në atë moment që i shohim pozicionet tona do e kishim më të lehtë përafrimin e qëndrimeve. I kemi lexuar oferat. Në anën e VV’së kanë qenë të pranishëm Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe unë. Në anën e LDK’së kanë qenë Isa Mustafa, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri”.

“Ofertat i kemi lexuar unë dhe Avdullah Hoti”.

“Pasi i lexuam, i kemi parë qëndrimet tona. Por për dallim prej neve, LDK ka thënë se kjo është oferta jonë e fundit dhe nuk ndryshohet. Në bëmë edhe tre oferta pas kësaj. Asnjëherë LDK nuk tregoi arsyen se pse po refuzohet oferta”.

Komento: