Djali ia piu gjakun nënës, kokën ia largoi nga trupi, ia dërgoi në tjetër vend.
Një grua rreth 60 vjeçe, e identifikuar si Hyrije Hyseni është vrarë në banesën e saj në Kapeshnicë të Pejës pasditen e së premtes rreth orës 16:00, në rrugën “Mbreti Zog”. Sipas Policisë së Kosovës, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është djali i viktimës, Urim Hyseni, i cili është arrestuar menjëherë pas krimit.
Prokurorja e rastit tragjik në Pejë Sahide Gashi, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e nënës së tij nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë, duke sqaruar se ai do të merret në pyetje të shtunën, për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Prokurorja e çështjes në një komunikim për mediat e Kosovës deklaroi se pas sigurimit të dëshmitarëve okularë, do të kërkojë dhe ekzaminimin e të dyshuarit në Institutin e Psikiatrisë, për vetë faktin e natyrës makabre të këtij krimi të kobshëm, pasi nga detajet paraprake mësohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat atje thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij.
I dyshuari i krimit tronditës ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij. I dyshuari për ngjarjen e rëndë Urim Hyseni ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë, ku pas disa ditësh pritej të kthehej serish në Gjermani.