Detaje të reja: Dërgohet në QKUK punëtori që e goditi makina e KFOR-it në Lipjan

18:25 | 16 March 2019

Sot pasdite ka ndodhur edhe një aksident trafiku në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Nga aksidenti që u shkaktua sot në autostradën “Arbën Xhafer” i lënduar ka mbetur punëtori i kompanisë që mirëmban autostradën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka treguar për Gazetën Insajderi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10 ndërsa i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Në ora 15:10, në autostradën ,,A.Xhaferi”, diku në km e 11 nga fshati Babush në drejtim të Lipianit, ka ndodh një aksident trafiku. Të përfshirë janë një automjet i KFOR-it dhe një këmbësor (punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën). Lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK. Policia dhe KFOR-i po e shikojnë, trajtojnë vendngjarjen”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Komento: