Detaje të reja: Dyshohet se vra*sja në Stanoc ndodhi për shkaqe xhelozie për vendin e punës

17:38 | 24 March 2025
detaje-te-reja:-dyshohet-se-vra*sja-ne-stanoc-ndodhi-per-shkaqe-xhelozie-per-vendin-e-punes

Viktima e cila mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë ishte e moshës 40 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari, Rrahim Ajeti, i cili ka dhënë detaje lidhur me vrasjen. Ai ka thënë se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.

Ndërsa theksoi se e ndjera kishte qenë një grua shembullore.

“Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Komento:
loading