Gruaja shtatzënë që u qëllua për vdekje para Gjinekologjisë ishte 35-vjeçare.
Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një vrasje e rëndë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.
Lajmin për klankosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.