Detaje të reja, ja si ndodhi plaçkitja në një lokal në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Detaje të reja, ja si ndodhi plaçkitja në një lokal në Prishtinë

21:48 | 14 Prill 2019

Një plaçkitje ka ndodhur në një lokal.

Një lokal u bë pre e plaçkitësve në orët e para të mëngjesit të së dielës. Rreth 1000 euro llogaritet të jetë vlera e mallrave që persona të pa identifikuar morën në njërin nga lokalet e kryeqytetit.

Ndërsa pronari i këtij lokali, prapa kamerës, tregon se si kishte ndodhur ngjarja.

E rasti i sotëm, nuk është i vetmi që ka ndodhur muajve të fundit.

Në statistikat që Televizioni7 ka siguruar nga Policia e Kosovës, thuhet se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë kryer 724 raste te vjedhjeve.

Gjithashtu janë edhe 74 raste ku vjedhjet nuk kanë mundur të kryhen dhe kanë mbetur vetëm si tentim vjedhje. Edhe pse Hekurani thotë se policia kanë qenë në vendin e ngjarjes, këta të fundit thonë se një rast i tillë nuk është raportuar në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!