Një rast i rënd ka ndodhur në Gjakovë.
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur këtë mbrëmje në fshatin Marmull të Gjakovës.
Express mëson se i qëlluar me një plumb ka mbetur 40 vjeçari me inicialet T.B.
Ai ishte kumbarë i të plagosurit A.N. i lindur më 1963, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve brenda policisë në Gjakovë deri te incidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të problemeve pronësore.
I dyshuari është i njohur për policinë.
Ai ndodhet në arrati derisa thuhet të ketë kontaktuar policinë të cilës i është thënë se do të vetëdorëzohet.