Detaje të reja, ja si u përfshi nga zjarri barnatorja në Prishtinë

18:58 | 14 Nëntor 2020

Policia flet për zjarrin që kaploi barnatoren në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka përfshirë sot në orët e mbrëmjes një barnatore në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë për lajmi.net se informatën për zjarrin policia e ka marrë rreth orës 18:40.

Ai ka thënë se njësitet relevante, përfshirë zjarrëfikësit i janë përgjigjur rastit, teksa nuk është raportuar për të lënduar.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Komento: