Detaje të reja, ja si u qëllua me plumb në kokë 26-vjeçari

20:21 | 22 Gusht 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në rrugën “Myslym Shyri”, ku një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

I riu i identifikuar si Indrit Çelaj me origjinë nga Mallakastra raportohet se ishte duke punuar në kondicionimin e një vile 3-katshe në rikonstruksion.

Autori raportohet se është një shtetas me inicialet L.V. Kolegu me të cilin po rregullonte kondicionerin e transportoi të plagosurin në Spitalin e Traumës.

Mësohet se Çelaj dhe autori i ngjarjes kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre. Raportohet se 26-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kome, pasi ka marrë plagë në kokë.

Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të personit me inicialet B.K. Ndërkohë policia ende nuk jep informacione nëse edhe autori ishte një nga punëtorët që po punonte në vilën në rikonstruksion.

Komento: