Ditë me parë më Istog ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku dy persona kanë mbetur pa shenja jete, njëri plaçkitës e tjetri polic në detyrë.
Persona të maskuar dhe të arma tosur, mëngjesin e 26 nëntorit kishin kryer një grabitje në njërën prej degëve të TEB Bankës në Prishtinë.
Me veprimin e tyre si në filmat aksion ata kishin terrorizuar personelin e bankës dhe kalimtarët e rastit.
Policia e Kosovës kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por të dyshuarit me një veturë Volksëagen Bora kishin arritur të ikin në drejtim të panjohur.
Por kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga kjo grabitje, dyshohet se është zbuluar vetura e përfshirë në këtë rast.
Ajo dyshohet se është gjetur në familjen e Kamer Metaj, i eliminuar nga Policia e Kosovës të enjten duke tentuar të kryente grabitje në një bankë në Istog.
Metaj në tentativë të kryerjes së veprës la pa shenja jete policin Izet Demaj, i cili u varros të shtunën me ceremoni shtetërore në Koshare.
Policia e Kosovës e ka konfiskuar automjetin Volksëagen Bora dhe është duke e ekzaminuar atë ndërsa zyrtarisht nuk është deklaruar për lidhshmërinë e rasteve.