Detaje të reja: Ky është i riu që u plagos në Klinë

23:07 | 16 June 2021

Ky është i riu që u plagos në Klinë.

Sonte në Klinë ka mbetur i plagosur një person, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Pejës ku gjendja e tij thuhet të jetë e rëndë.

Indeksonline ka mësuar se i plagosuri është V.Balaj nga fshati Gllarevë.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin për plagosje.

“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Vik.tima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Komento: