Detaje të reja nga helmimi i tre familjarëve në Shqipëri: Hëngrën kërpudha

22:49 | 08 Maj 2021

Gjatë ditës së sotme një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri, ku tre anëtarët të familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.

Dyshimet e para janë së tre anëtarët e kësaj familje kanë vdekur si pasojë e helmimit nga kërpudhat, të cilat i kishin mbledhur vet dhe i kishin përgatitur për t’i ngrënë.

Burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se familja nga Gjilani kishin shkuar në Shqipëri në banesën e tyre, ku edhe e kanë gjetur vdekjen. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se kërpudhat mund të kenë qenë helmuese.

Ndërkohë për vdekjen e tyre ka njoftuar edhe kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka kërkuar nga autoritete e Shqipërisë zbardhjen e këtij rasti.

Komento: