Detaje të reja nga plaçkitja në Rinas, pse alarmi u dha me 5 minuta vonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Detaje të reja nga plaçkitja në Rinas, pse alarmi u dha me 5 minuta vonës

20:00 | 12 Prill 2019

Alarmi u dha 5 minuta me vonesë.

Një shprehje e urtë thotë “koha është flori”, e pikërisht e tillë ishte për grabitësit e Rinasit.
Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Aeroportit “Nënë Tereza”, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë.

Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi ata kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur, dolën prej këtej dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit.

Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes, në Prokurori, mbi veprimet e policisë, të “ICTS”-së dhe të “TIA”-s, pas orës 14:57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet në portën e zjarrfikësve furgoni i grabitësve.

Por, pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë alarmin. Në orën 14:59 e 30 sekonda, grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisën rrëmbimin e thasëve, brenda të cilëve më në fund u konfirmua zyrtarisht se janë grabitur 5.7 milionë euro.

Në orën 14:59 e 20 sekonda, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit.

Pikërisht në një avion tjetër, në të njëjtën pistë qëndrimi, sapo kishin mbërritur grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare. Por, efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për të parë se çfarë po ndodhte disa metra më tej.

Këto janë të dhënat e raportit sekret, që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill.

Paralelisht, në portë A ishte e dislokuar FNSH-ja. Ende pa u larguar grabitësit nga pista, thuhet më tej në raportin sekret, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kane tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapej, por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi punonjësit e “ICTS”-së kanë refuzuar ndërhyrjen e FNSH-së në pistë. Diçka e tillë do të sillte kapjen në kohë të grabitësve.

Në këto kushte, FNSH vazhduan ndjekjen e grabitësve në rrethimin e jashtëm, paralelisht me rrugën që po ndiqnin ndërkohë grabitësit.

Në raport radhiten si problematike pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit nga “ICTS”, cilësia e rrethimit të aeroportit dhe komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë të gjithë sipërfaqes, por edhe fakti që “TIA” ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!