Detaje të reja për rastin e 7 vjeҫarit, gruaja e moshuar bëri këtë veprim të papritur

14:59 | 22 March 2019

Rasti ku humbi jetën fëmija nga Kosova, ishte rasti që tronditi tërë botën.

Gruaja e dyshuar , pas largimit nga vendi i ngjarjes ka dërguar mesazhe telefonike (SMS) te disa persona dhe institucione, ku ka theksuar se e ka privuar nga jeta djaloshin

Ende nuk dihet motivi për privimin nga jeta të djaloshit shqiptar në Bazel. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete këtë rast.

Hetimet e deritashme tregojnë se rasti, një zvicerane 75 vjeçe me banim në Bazel, nuk e kishte njohur as fëmijën dhe as familjen e tij që vjen nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Hetimet e institutit të mjekësisë ligjore kanë treguar se gruaja në fjalë i ka shkaktuar plagë të rënda djalosjhit duke prerë në fyt.

Në vazhdim prokuroria përsërit detajet që tashmë dihen, rreth përpjekjeve të dështuara për shpëtim të djaloshit.

Një risi në këtë raportim të prokurorisë është fakti se gruaja e dyshuar, pas largimit nga vendi i krimit, ka dërguar mesazhe telefonike (SMS) te disa persona dhe institucione, ku ka theksuar se e ka lënë pa shenja jete djaloshin. Pastaj ajo është paraqitur në prokurori. Por, mbi bazën e njohurive të para ka dyshime në përgjegjshmërinë penale të gruas aktualsiht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj.

Komento: