Detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë, ja ҫfarë bënte 2 vjeҫarja kur ndodhi ngjarja

20:50 | 22 April 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një burrë ka privuar nga jeta gruan e tij, nusen e djalit e më pas edhe vetën.

Merret vesh se dorasit i ishte konfiskuar revolja para dy vitesh. Dorasit gjatë bastisjes i ishte gjetur revolja derisa kishte një konflikt me gruan e tij.

Ndërsa, sot i kishte privuar nusen e djalit dhe gruan e tij në kuzhinë. Burime te lajmi.net bëjnë me dije se ngjarja kishte ndodhur pasi dy viktimat ishin kthyer në banesë nga një kafene që gjendej poshtë ndërtesës.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se dorasi nuk kishte pasur probleme me renë e tij, por vetëm më gruan e tij.

Gjatë momentit që kishte ndodhur ngjarja, raportohet se vajza e vogël ka qenë në dhomën tjetër.

Komento: