Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Zhur të Prizrenit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së martës ka ndodhur një shpërthim gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se një polic ka vdekur pas plagëve të marra, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe dy zyrtarë të tjerë policor dhe një qytetar.
“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të paidentifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, njofton Policia.